Izrael – Kërkohet pezullimi i hetimeve

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka deklaruar se hetimi duhet të pezullohet pasi po organizohen përpjekje të tjera për të shkelur bllokadën. Nëntë aktivistë pro-palestinezë humbën jetën kur komandot izraelitë zbarkuan me forcë në anijen me ndihma, në muajin maj. OKB ka bërë thirrje për një hetim të paanshëm dhe të besueshëm mbi sulmin. Nga ana e tij Izraeli ka njoftuar zhvillimin e një hetimi personal, por krerët e disa qeverive janë shprehur skeptikë për besueshmërinë e tij.

Advertisement