Paçka pandemisë këto vende buzëqeshin! Ja 20 shtetet më të lumtura në botë

Në një kohë si kjo e jona ku pandemia e COVID-19 ka marrë më shumë se 100.000 jetë është e vështirë të flitet për lumturi. Megjithatë si çdo vit në 20 Mars, “Dita Ndërkombëtare e Lumturisë” publikohet raporti i OKB i lumturisë në botë.

Për të tretin vit rradhazi listën e kryeson Finlanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Zvicra e cila ka lënë jashtë treshes së parë Norvegjinë, një shtet që tradicionalisht është renditur shumë lart në indeksin e lumturisë.

Advertisement

Gjithashtu, lumturia duket se është shtuar në SHBA e cila sivjet është renditur në vendin e 18 në listë, një pozicion më lart se vitin e kaluar. Mbretëria e Bashkuar pati një rritje prej dy pozicionesh (nga e 15-ta vjet në e 13-ta sivjet), Gjermani mori pozicionin që kishte vitin e kaluar duke u renditur e 17-ta. I vetmi vend i Europës lindore në këtë listë është Çekia e cila renditet e 19-ta.

Përsa i përket ekonomive të mëdha jashtë 20-shes të parë, Japonia është renditur e 62-ta (katër vende më poshtë se vjet), Rusia e 73-ta (5 vende më pak se vjet) dhe Kina e 94-ta (një pozicion më poshtë se viti 2019).

Ndërkohë vendi ynë Shqipëria renditet si shteti i 105-të më i lumtur në botë prapa Laosit dhe Nigerit.

20 Shtetet më të lumtura në botë:

1.           Finlanda

2.          Danimarka

3.          Zvicra

4.         Islanda

5.         Norvegjia

6.          Holanda

7.          Suedia

8.         Zelanda e Re

9.          Austria

10.       Luksemburgu

11.        Kanadaja

12.       Australia

13.       Mbretëria e Bashkuar

14.      Izraeli

15.       Kosta Rika

16.       Irlanda

17.       Gjermania

18.       SHBA

19.       Republika Çeke

20.     Belgjika