Një nga portretet e fundit të artistit Sandro Botticelli të mbetur në duar private, është shitur sot për 92 milionë dollarë në ankandet Sotheby’s në New York.
Piktura e shekullit të 15-te “I riu me portret të rrumbullakët” është bërë kështu vepra më e shtrenjtë e një artisti të epokës së Rilindjes që del në një ankand, dhe më e shtrenjta e ‘Mjeshtrave të Vjetër’ e shitur nga Sotheby’s, thanë organizatorët.
Ajo besohet se është krijuar mes viteve 1470 e 1480s, dhe ishte blerë nga pronari i fundit në 1982, për vetëm 810,000 paundë (pak më shumë se $1 milionë).
Ajo përshkruan një të ri të paidentifikuar që mban në dorë një pikturë të vogël të rrumbullakët të piktorit të shekullit të 14-të Bartolomeo Bulgarini, nga Siena, që Botticelli përfshiu në punën e tij.
Megjithse vepra nuk është aq e famshme sa kryeveprat e Botticelli si “Lindja e Venusit” apo “Primavera,” portreti ka një ndjesi moderne, kryesisht prej gjendjes së tij shumë të mirë dhe kontekstit, thonë ekspertët.
Megjithse ishte i njohur gjatë jetës së tij, trashëgimia e Botticelli nisi të shuhej pas vdekjes së tij në 1510. Vetëm në fund të shekullit 19-të, interesi për veprat e tij u rindez.
Sot ai konsiderohet figurë kyçe në traditën e artit perëndimor.
Botticelli rrallëherë prodhonte portrete, duke u fokusuar më shumë në skena fetare e të mitologjisë klasike.