I plagosur, Ardian Bujupi publikon foton që trembi fansat

Friday, December 5, 2025

Ardian Bujupi ka publikuar një foto, ku shfaqet me një plagë serioze në fytyrë, që kullon gjak. Mirëpo, gjithçka është vetëm efekt i makiazhit, pasi fotoja është shkëputur nga skenat e videoklipit të ri.

https://www.instagram.com/p/CKcL6WrsuB4/

Këngëtari ka zgjedhur pikërisht këtë foto, për të njoftuar edhe mbi datën e publikimit të këngës së re, të cilën disa kohë që po e promovon vazhdimisht.
Edhe më parë, Ardiani ka zgjedhur të njëjtën mënyrë promovimi, kur publikoi një klip të shkurtër, ku dukej sikur ishte viktimë e një aksidenti të rëndë. Pamjet ishin thjesht skena të videoklipit, për tju përshtatur fabulës së këngës.
Kënga e re e Ardian Bujupit ka pritshmëri të larta në treg, duke qënë se vjen pas hitit të tij shumë të suksesshëm veror, “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrteza

Ardian Bujupi përfundon i gjakosur (FOTO) - Zjarr.tv

SourceNews31.al
RELATED ARTICLES
- Advertisment -