Kantautori i njohur, Kujtim Prodani ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare si pasojë e Covid-19.
Prej disa ditësh Prodani po luftonte me sëmundjen i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin e ndarjes nga jeta e kanë bërë publik të afërmit e tij përmes një statusi në rrjete sociale.
Në fund të dhjetorit, vetë këngëtari, përmes një fotoje ku shfaqej në reaminacion me maskë oksigjeni në fytyrë, njoftoi se po luftonte me Covid-19.
Kujtim Prodani, djali i artistëve Anita dhe Agim Prodani ishte aktiv në krijmtarinë dhe pjesëmarrjen në festivale të ndryshme muzikore.