Burri dhe gruaja më e admiruar në SHBA gjatë 2020-ës

Presidenti Trump dhe ish-zonja e parë Michelle Obama u emëruan burri dhe gruaja më e admiruar në vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga Gallup.

Kompania analitike dhe këshilluese zhvilluan intervista telefonike me një mostër të rastësishme prej 1,018 të rritur në të gjithë vendin në javët e para të dhjetorit. Vitin e kaluar, Trump ‘u la pas’ nga ish-Presidenti Barack Obama, i cili u emërua më i admiruari në 12 vitet e fundit rresht. Por presidenti arriti të triumfonte këtë vit me 18%, 3% përpara paraardhësit të tij.

Advertisement

Michelle Obama u rendit si gruaja më e admiruar në Amerikë për të tretin vit radhazi. Pas saj qëndronte nënpresidentja Kamala Harris, e ndjekur nga zonja e parë Melania Trump, sipas Gallup.

Sondazhi është bërë çdo vit që nga viti 1946. ‘Pushtuesit’ e Shtëpisë së Bardhë – presidentët e kaluar, të tanishëm dhe të ardhshëm dhe zonjat e para – janë pothuajse gjithmonë pretendente, tha Gallup.

Si njeriu më i admiruar, 48% e republikanëve zgjodhën Trump dhe figurat e tjera publike num morrën më shumë se 2%. Demokratët ndanë votat e tyre midis Barack Obama, 32% dhe Presidentit të zgjedhur Joe Biden, 13%.