Si qëndron e vërteta e aplikacionit që gjurmon personat me Covid?

Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin e Oksfordit ndërtuan një model kompjuterik që sugjeronte: nëse 56% e Mbretërisë së Bashkuar shkarkonte dhe përdorte një aplikacion për gjurmimin e kontakteve (krahas masave të tjera të kontrollit) kjo mund t’i jepte fund epidemisë në vend.

Ky aplikacion anglez u vendos në funksion në muajit shtator, kështu që është shumë herët për të treguar se si po funksionon sistemi. Por edhe bazuar në vende të tjera, aplikacionet e të cilave kanë qenë në dispozicion për më shumë kohë, ka akoma shumë pak prova që ata mund të bëjnë një ndryshim real në përhapjen e Covid-19.

Advertisement

Një nga aplikacionet quhet ‘Covid Trace’,i cili dërgon një njoftim përmes Pop-Up nëse dikush ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe ti e ke takuar ditët e fundit. Kjo arrihet përmes sinkronizimit të Location dhe Bluetooth. Në këtë mënyrë ti mud të izolohesh dhe mos takosh më njerëz të tjerë.

Pse aplikacionet për gjurmimin e kontakteve nuk kanë pasur sukses më të dukshëm?

 
Mungesa e besimit

Së pari, duket se ka një mungesë të besimit të publikut në teknologji dhe në përdorimin e të dhënave personale.

Në fillim të vitit, kishte shumë diskutime nëse rreth sigurisë të të dhënave që këkonin këto aplikacione, pra mungesa e privatësisë.

Anglia gjithashtu fillimisht eksperimentoi me modelin me lokalizim por pas shumë kritikash dhe pas raportimeve të shumta nga njerëzit, e shmangu përdorimin e lokalizimit. Po ashtu edhe Franca.

Bluetooth-i ka një numër dobësish që do të thotë se mund të regjistrojë kontakte që nuk kanë ndodhur kurrë dhe të humbasë të tjera që kanë ndodhur.

Për shembull, aplikacioni mund të regjistrojë që ju jeni në kontakt me dikë edhe nëse ai është ana tjetër e një muri ndarës. Por nëse e mbani telefonin në xhepin tuaj të pasëm, ai mund të mos lidhet me një tjetër që mbahet nga dikush që qëndron para jush. Sinjalizimet e rreme që rezultouan mund të kenë shtuar konfuzionin publik dhe mungesën e besimit në aplikacionet gjurmuese.

Problemi i teknologjisë

Një problem tjetër është që vetëm pronarët e smartphone-ve mund të përdorin këto aplikacionet. Duke pasur parasysh që, në MB, 61% e të moshuarve mbi 65 vjeç nuk kanë qasje në një pajisje të lëvizshme të internetit, kjo do të thotë se grupi më i madh në rrezik ka shumë më pak të ngjarë të jetë në gjendje të përfitojë nga aplikacionet për gjurmimin e kontakteve.