Pas 3 vjetësh martesë, Cardi B kërkon divorcin nga bashkëshorti

Reperja e famshme Cardi B do divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset nga grupi Migos.

Cardi B with her husband, Offset.

Advertisement

Cardi B, emri i vërtetë Belcalis Almanzar, paraqiti një kërkesë divorci në Atlanta të martën pas gati tre vjet martese, sipas një regjistrimi të gjykatës së Qarkut Fulton të shqyrtuar nga The Times.

Një seancë dëgjimore në këtë rast është caktuar për 4 nëntor.

Reperja 27 vjeçare, deklaroi se aktualisht është e ndarë nga burri i saj, martesa është “prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe “nuk ka asnjë perspektivë për një pajtim”, raportuan People dhe TMZ.