463 milionë nxënës nuk kanë qasje në shkollimin online, UNICEF: Urgjencë globale e arsimit

Shumë fëmijë nuk kishin mundësi të ndjeknin mësimin që në mars, muajin kur filloi mbyllja e shkollave prej koronavirusit.

Një raport i publikuar nga UNICEF tregoi se një në tre fëmijë në botë nuk kishte mundësi për të ndjekur mësimin për shkak të mungesës së qasjes në internet. Henrietta Fore, drejtore ekzekutive e agjencisë, thotë se kjo çështje është bërë një “urgjencë globale e arsimit” që ka të ngjarë të dëmtojë “ekonomitë dhe shoqëritë për dekadat e ardhshme”, shkruan BBC.

Advertisement

Problemi më i madh ka qenë në Afrikën Sub-Sahariane, ku rreth gjysma e fëmijëve – rreth 120 milionë nxënës – nuk kanë pasur mundësi për shkollim. Raporti paralajmëron se familjet më të varfra ka shumë të ngjarë që janë prekur më shumë nga kjo situatë.

Rreth 1.5 miliardë fëmijë në mbarë botën u përballen me mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë. Prej tyre 463 milionë vlerësohet se kanë mbetur pa ndonjë mundësi shkollimi, kryesisht për shkak se nuk kishin qasje në internet ose sepse shkollat e tyre nuk kishin asnjë mënyrë për të siguruar mësimin në distancë.

Burimi: Top Channel