Izrael – Pritet ekstradimi i tre shtetasve maqedonas dhe një shtetasi kosovar

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, të cilat u referohen burimeve pranë Ministrisë së Jashtme në Shkup. Sipas këtyre të fundit, shtetasit Jasmin Rexhepi, Sali Emini dhe Saed Hasipi do t’iu dorëzohen diplomatëve të ambasadës maqedonase, e cila më pas do t’i kthejë në vendin e tyre. Burimet bënë gjithashtu të ditur se personat në fjalë janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Pritet që në vendin e tij të kthehet edhe shtetasi kosovar, Fuad Ramiqi, i cili ndodhej gjithashtu në anijen e sulmuar nga komandot izraelitë.

Advertisement