Serbi – Jeremic vlerëson zgjedhjet në veri të Kosovës

“Jam shumë i lumtur që zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe besoj se ato do ta stabilizojnë territorin, pavarësisht nga diferencat, që ekzistojnë në lidhje me statusin”, tha Jeremic të hënën në mbrëmje në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin. Lajmi konfirmohet nga Deutsche Velle. Shefi i diplomacisë serbe nuk donte t’i komentonte rezultatet paraprake të zgjedhjeve, të cilat si qeveria e Kosovës, ashtu edhe Bashkimi Evropian i ka konsideruar të paligjshme, por shtoi: “Zyrtarët që do të dalin prej tyre do të bashkëpunojnë shumë ngushtë me të gjithë aktorët e rëndësishëm legalë në krahinë për të punuar në të mirë të të gjithë popullsisë brenda krahinës”.

Advertisement