Capital T do të sjellë albumin “Skulpturë” më datë 1 korrik. Por, reperi ka zbuluar se kjo nuk është e vetmja surprizë.
Në ditën e parë të muajit pasardhës do të publikohet vetëm pjesa e parë e albumit. Pra, “Skulpturë” nuk do të jetë një e vetme! Kapo nuk ka traguar ende se kur do ta dëgjojnë fansat pjesën e dytë. Ky është albumi i katërt i Capital T, ndërsa nga komentet fansat mësuan edhe diçka tjetër.
“Unë me siguri në pjesën e dytë”, ka shkruar 2po2, duke lënë të kuptohet se mes dyshes nuk mund të mungonte një bashkëpunim. “Nuk mundem të të lej ty, kapiten”, ia ka kthyer komentin Kapo, si për ta bërë zyrtare që edhe këtë herë, ai dhe 2po2 – për ata që nuk e dinë, daja i reperit – do të vijnë me një tjetër këngë të përbashkët.
Para pak ditësh, Capital T dhe Ledri publikuan klipin e “DMP”, që në pak kohë u kthye në një nga hitet e preferuara të këtij sezoni. Kapo e ka bërë të ditur se nuk ka ndëmend të ndalet dhe mund ta themi me siguri: mirë bën!