Libri biografik që do të zbulojë detaje tronditëse, ja kur do të publikohet…

Ajo që ka kaluar Meghan është gjithçka tjetër përveçse një përrallë me princa e princesha…

Meghan Markle dëshiron që biografia mbi jetën e saj dhe të princit Harry të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo beson fort se libri do të vendos një rekord të ri në top listën e botimeve më të shitura në botë. Arsyet pse ata vendosën që të largoheshin nga familja mbretërore dhe jeta e tyre e re janë vetëm disa nga detajet që pritet të zbulohen në këtë libër, thotë një burim ekskluzivisiht për DailyMail.com.

Advertisement

Libri i pritshëm do të titullohet “Gjetja e lirisë; Harry & Meghan, krijimi i një familjeje moderne Mbretërore”! Libri ka si autorë gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durand dhe është caktuar që do të dalë në treg në mbarë botën në 11 gusht, ndërsa shitjet pritet që të shënojnë rekorde në datën 20 gusht. Por, 38-vjeçarja Meghan Markle dëshiron që kjo datë publikimi të shfuqizohet dhe të caktohet një tjetër datë më e afërt, me pretendimin se vetëm tani libri mund të bëjë bujë, në një kohë kur ata sapo kanë nisur jetën e re, larg familjes Mbretërore.

“Libri do të vendosë përfundimisht rekorde dhe t’i tregojë botës pse Meghan dhe Harry mbetën pa zgjidhje tjetër përveçse të linin jetën mbretërore”, tha një mikeshë e afërt e çiftit. Meghan dëshiron që lexuesit të kuptojnë se jeta e saj nuk ka qenë një përrallë, dhe gjithkush duhet të shoh ‘personin e vërtetë që ajo është’, teksa dëshiron të ‘shkatërrojë imazhin e të qenit një diva’. Një tjetër mik i Meghan shtoi se: “Unë mendoj se Meghan dëshiron që njerëzit të ndjehen keq për të, ose të paktën të kenë dhembshuri për gjithçka ka kaluar. Dhe ka qenë realisht shumëçka ajo që ka kaluar, përveçse jo një përrallë”.

Meghan dhe Harry shokuan botën në fillim të këtij viti kur njoftuan se do të largoheshin nga detyrat mbretërore dhe do të punonin për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke e ndarë kohën midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut. Ata fillimisht u pozicionuan për të jetuar në një rezidencë në Vakuver në Kanada, ndërsa më pa u vendosën në Kaliforni për shkak edhe të mbylljes së kufijve gjatë pandemisë së Covid-19!

DailyMail.com zbuloi javën e kaluar se manjati i Hollivudit Tyler Perry kishte dërguar aeroplanin e tij prej 150 milionë dollarësh për të marrë çiftin dhe djalin e tyre një vjeçar Archie nga Kanadaja në mes të marsit, e për t’i sjellë ata që të jetonin në një rezidencë super luksoze me vlerë afro 18 milionë dollarë në Beverly Hills. Megjithëse miqtë e përbashkët të çiftit besojnë se Meghan dhe Harry bëjnë një stil jete të pasur, është Meghan ajo që kërkon dëshpërimisht që përmes këtij libri të shkatërrojë imazhin e divës dhe gruas së pasjelleshme me punonjësit mbretërorë, dhe të faktit se është në kërkim të famës dhe fuqisë, gjatë gjithë kohës. Meghan do që njerëzit të njohin anën e saj të prekshme, diçka që ky libër pritet ta përcjellë përmes detajeve të shkëlqyera.

Burimi: Revista Class