Nëse bëheni nëna pas të 30-ve, fëmija juaj do të jetë më i zgjuar, mësoni pse

Shumë kërkime dhe artikuj tregojnë se mosha më e mirë për të lindur është në të 20-tat. Kjo për shkak se gjërat mund të komplikohen, nëse bëheni nëna shumë vonë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin të bëhen më fëmijë në një moshë më të pjekur, afër të 30-ve, sepse kjo moshë është çelësi për të pasur fëmijë më të zgjuar.

Shumica e studimeve për nënat që lindin pas të 30-ve tregojnë rreziqet për gratë që lindin në moshë më të pjekur. Mirëpo, sot do të lexoni për përfitimet që kanë fëmijët që linden nga nënat pas të 30-ve. Nga një studim në Mbretërinë e Bashkuar, u tregua se ekziston një lidhjes mes moshës që lind nëna dhe zhvillimit të fëmijës.

Advertisement

Ky studim zbuloi se nënat që kanë fëmijën e tyre të parë mes moshës 30-39 vjeç kanë më shumë të ngjarë të kenë fëmijë më inteligjent, sesa nënat e moshës 20-29 vjeç.

Fëmijët e lindur nga nënat në të 30-tat e tyre, zakonisht ata vlerësohen si më inteligjentë në moshën 5-vjeçare, krahasuar me fëmijët 5-vjeçarë të nënave të reja.

Pra, pyetja tani është pse mosha e një nëne kur lind mund të ndikojë sesa i zgjuar rezulton të jetë një fëmijë.

Sipas Shkollës së Ekonomisë në Londër, Alice Goisis, një nga studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thekson,

“Nënat për herë të parë në të 30-tat, për shembull, kanë të ngjarë të jenë më të arsimuara, kanë të ardhura më të mëdha, ka më shumë të ngjarë të jenë në marrëdhënie të qëndrueshme, kanë stile jetese më të shëndetshme, kërkojnë kujdes më të hershëm para lindjes dhe kanë planifikuar shtatzënitë e tyre “.

/RevistaClass/