Burime pranë Shtëpisë së Bardhë deklaruan se paneli do të ekzaminojë gjithashtu praktikën e industrisë dhe rolin e qeverisë në katastrofën ekologjike. Ndërkohë, kompania “British Petroleum” ka deklaruar se do të hedhë sasi të mëdha balte në pjesët e dëmtuara të platformës së naftës, në përpjekje për të bllokuar rrjedhjen. Kompania britanike deklaroi ditën e djeshme se po mbledh rreth 1 mijë fuci nafte në ditë nga sasia e derdhur në oqean.