Tajlandë – Rritet bilanci i viktimave nga protestat

35 të vdekur dhe 244 të plagosur është bilanci më i fundit pas përleshjeve në Bangkok ku manifestuesit i kërkojnë qeverisë të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Gjatë orëve të fundit është vrarë një ushtar, i pari që nga nisja e protestave në kryeqytetin tajlandez. Qeveria nga ana tjetër nuk lëviz nga qëndrimi i saj, duke deklaruar se ushtria dhe policia do vazhdojnë t’u kundërvihen protestuesve.

Advertisement