Tiranë – Viziton vendin nobelistik turk Pamuk

Axhenda e qëndrimit të tij në Shqipëri parashikon një takim me presidentin Bamir Topi në selinë e Presidencës, si edhe me kryeministrin Sali Berisha në selinë e Kryeministrisë. Ai gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në promovimin e veprës së tij të re të botuar në shqip “Stambolli” që do t’i paraqitet lexuesit shqiptar gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në Tiranë. Posaçërisht për të, do të zhvillohet edhe aktiviteti i titulluar “Mbrëmje me Orhan Pamuk”, e parashikuar në selinë e Kuvendit. Por Pamuk gjithashtu parashikohet të jetë edhe i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doktor Honoris Causa”, që i jepet atij nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Një pjesë e rëndësishme e axhendës së tij në Shqipëri do të jetë edhe vizita në qytetin e Beratit.

Advertisement