Del në shitje veshja ikonë e Princeshës, fustani i preferuar i Dianës

Ishte fustani i preferuar i Dianës, dhe sot konsiderohet si veshja e saj ikonë. Princesha e mbajti veshur kur kërceu me John Travoltën në Shtëpinë e Bardhë, një moment që mbeti i rrënjosur në kujtesen e shumë njerëzve.

Princesha e Uellsit ishte mahnitëse me fustanin prej kadifeje në ngjyrë blu të thellë nga Victor Edelstein gjatë darke shtetërore në 1985-tën në Shtëpinë e Bardhë. Tani, ai ka dalë në shitje për £350,000 dhe interesi i treguar, ishte i madh.

Advertisement

Fotot e vallëzimit të Dianës, që në sfond kishte pasur muzikën e filmit hit të Travoltës, “Ethet e së shtunës mbrëma“ bënë xhiron e botës ndërsa vetë aktori e përshkroi eksperiencën si “një përrallë’.

Diana e kishte pikë të dobët këtë fustan, të cilin e ka veshur edhe në katër raste të tjera të rëndësishme, përfshirë një vizitë shtetërore në Austri në 1986 dhe një natë në Royal Opera House në 1991.

Ajo madje e zgjodhi ta vishte edhe për portretin që i realizoi Lordi Snowden në vitin 1997. Megjithatë, qershorin e vitit 1997, vetëm dy muaj përpara vdekjes së saj, e kishte nxjerrë në ankand për £100,000 me qëllimin të mblidhte para për të prekurit nga Sida.

Pronarja e një biznesi në Florida, Maureen Dunkel e bleu fustanin, që më pas iu shit një britaniku marsin e 2013-tës, dhe së fundi, ka dalë sërish në ankand.

/TopChannel/