Kutcher sqaron pse ai dhe Mila Kunis nuk do t’ua lënë pasurinë fëmijëve

Aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë shumë të rezervuar sa i takon lidhjes së tyre të dashurisë, dhe mbi të gjitha për dy fëmijët e tyre, Wyatt dhe Dimitri. Këta të fundit nuk shihen pranë prindërve në evente publike dhe nuk kanë fotografi në rrjetet e tyre sociale.

Përpos këtyre ajo që dihet me siguri është që Ashton dhe Mila do t’ i lënë fëmijët e tyre pa pasuri, pasi kanë vendosur ta çojnë atë për bamirësi. Sapo vendimi u bë mediatik çifti u ndesh me shumë kritika, por Ashton e justifikoi kështu:

Advertisement

“Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe as nuk e dinë këtë. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi. Unë dua që ata të jenë vërtet të shkathët. Shpresojmë që të jenë të motivuar për të patur atë që kishin, ose ndonjë version të asaj që kishin. Deri më tani, tradita jonë është të mos ju dhurojmë asgjë. Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjen, Wyatt ishte 2 vjeç dhe ne nuk i dhamë asgjë, ishin gjyshërit që i bënë dhuratë. Ju përgjëruam prindërve që t’u bënin vetëm një dhuratë secilit, pasi në të kundërt ato do të faleshin. Kjo është tradita jonë e re!”

Dyshja u lidhën në vitin 2012 dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2015.

/Opinion.al/