Ka profesione dhe pasione. Për Klaudian baleti është edhe profesion edhe pasion, por ndërsa profesion mund të kesh vetëm një, pasione mund të kesh shumë. Dhe në kohën e lirë mund të argëtohesh me to. Në një prej postimeve të fundit, Klaudia Pepa ka zbuluar se i pëlqen shumë gatimi dhe se këtë pasion e ka zbuluar vetëm kohët e fundit.
Dhe për ta treguar këtë, ajo përgatiti 2 pjata: supë me karota, kore buke e majdanoz si dhe kërpudha me mish viçi. Sigurisht që në tryezë nuk mungonte as shishja e verës. Nga fotot në InstaStory pjatat duken speciale, vetëm nuk dimë për sa persona e shtroi tryezën Klaudia.