Mel tradhëton sërish

Producentja e filmave porno Violet Kowal ka rrëfyer se ka pasur një histori tre mujore me yllin e kinemasë vitin e shkuar dhe se kanë pasur takime në shtëpinë e aktorit në Malibu dhe në zyrën në Santa Monica. 26 vjeçarja ka treguar për National Enquirer: ”Ndarja me Roksanën nuk më çudit aspak. Me sa duket Mel nuk mund të qëndrojë dot vetëm me një femër”. Veç kësaj deklarate “filmbërësja” polake ka treguar se aftësitë seksuale të aktorit ishin vërtetë mbresëlënëse: “Mel është fantastik në shtrat. Kam bërë seksin më të mirë të gjithë jetës sime”. Edhe pse avokati i aktorit ka deklaruar se e gjithë kjo histori është trillim absurd, Violet ka kaluar edhe një test në makinën e së vërtetës.

Mel Gibson u nda nga bashkëshortja për t’u lidhur me këngëtaren ruse Oksana, me të cilën u nda vetëm pas pesë muajsh që lindi e bija. Vetë Oksana nuk ka dhënë ndonjë arsye për ndarjen, por ka mundur të thotë vetëm: ”Mund t’ju them se jemi ndarë shumë rastësisht dhe shumë shpejt. Fatkeqësisht nuk mund t’ju jap ndonjë arsye, por shumë shpejt do të mësoni çdo gjë”. Të presim se çfarë të rejash do të dalin në shesh.

Advertisement