Astronomët e Nasa-s dolën me një shpjegim se çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh, në kohën kur llogarisin se do të shndërrohet në një “yll xhuxh” siç njihet termi astronomik për yjet e vegjël dhe me pak shkëlqim.
Nasa përjashton kështu mundësinë që dielli të kthehet në një vrimë të zezë, por do të jetë në fakt një trup qiellor që e quan “ylli xhuxh i bardhë”.
Kjo fazë do të nisë kur dielli të harxhojë hidrogjenin në bërthamën e tij. Astronomët shkojnë më tej në parashikimet e tyre. Do të vijë një ditë kur dielli, sipas tyre do të jetë një gjigant i kuq që do të gllabërojë çdo gjë, duke e bërë planeti tonë të pabanueshëm.
/GazetaShqip/