Cardi B lë pa fjalë fansat me veshjen në Javën e Modës në Paris | Foto

Këngëtarja amerikane Cardi B gjithnjë ia del të habisë me pamjen e saj si në koncerte ashtu edhe në evente të ndryshme.

Këtë herë ajoka tërhequr vëmendjen gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Paris. Ajo ka pozuar në kullën Eiffel ku shfaqej tërësisht e mbuluar, madje edhe në fytyrë.

Këngëtarja dhe reperja amerikane ka befasuar me këtë pamje dhe për këtë arsye ndjekësit kanë nisur t’a komentojnë gjatë në rrjete sociale.

Nuk dihet sesi do të jetë veshja e saj në daljen publike të radhës, pasi ajo shquhet gjithnjë për ekstravaganca.

/Opinion.al/