Cardi B tregon si u sulmua seksualisht: Nuk do ta harroj kurrë

Cardi B ka rrëfyer për herë të parë se ishte sulmuar seksualisht gjatë një sesioni fotografik për një revistë.

E ftuar në episodin e ri të emisionit “Untold Stories of Hip Hop”, 26-vjeçarja tha se nuk do ta “harronte kurrë” takimin e frikshëm me fotografin.

Advertisement

“Nuk do ta harroj kurrë se si shkova të bëja foto për këtë revistë dhe fotografi po përpiqej të më afrohej. Ai po thoshte: ‘Ti dëshiron të dalësh në këtë revistë?’, pastaj më tregoi më shumë se duhet.

Ylli i hitit “Bodak Yellow” tha se doli menjëherë jashtë në gjendje shoku pas ngacmimit të turpshëm dhe e raportoi ngjarjen tek pronari i revistës, i cili  iu përgjigj: “Edhe?!”

Reperja tha se sot ndihet më e përgjegjshme dhe më e ndjeshme ndaj lëvizjes “Me too” dhe nëse do t’i ndodhte përsëri, do ta demaskonte ngjarjen në rrjetet sociale.

/Opinion.al/