Ai është ndër DJ më të njohur dhe më të dëgjuar kudo në botë. Por këtë herë DJ Tiesto nuk është lakuar në media për produksione muzikore, por për martesën e tij.
Ai i dha fund beqarisë të shtunën që lamë pas në një ceremoni krejt të pazakontë në shkretëtirë.
50-vjeçari Tiesto u lidh në martesë me modelen 23-vjeçare Annika Backes, me të cilin ishte lidhur në fejesë vitin që lamë pas në fshehtësi.
Çifti i tha ‘po’ njëri-tjetrit në mes të shkretëtirës dhe pamjet e publikuara nga ceremonia janë mahnitëse.
Lidhja e dashurisë e DJ të njohur dhe modeles simpatike ka nisur në vitin 2015.
/Opinion.al/