Pas 4 vitesh kërkimesh, një grup studiuesish në Suedi, prezantuan dhe shpikjen e tyre të fundit e cila është një airbag për çiklistët.
Airbag-u i ri quhet “Hövding 3” dhe konsiderohet si një ndër më të sigurtët në botë. Ai vendoset rreth qafës së personit që drejton biçikletën, në formën e një shalli, dhe në momentin e aksidentit, dyshekët e ajrit hapen rreth kokës duke e mbrojtur atë nga goditjet.
Ky version është dhe më i lehtë për t’u përdorur nga të mëparshmit dhe është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe Bluetooth për të njoftuar familjarët në rast aksidenti.
/GazetaShqip/