Tiranë – Dita e dymbëdhjetë e grevës opozitare

Gjendja e 20 deputetëve dhe 180 mbështetësve të tyre, të cilët janë ngujuar në grevë urie prej gati dy javësh, sa vjen e rëndohet, ndërsa deri më tani arrin në 26 numri i të dërguarve me urgjencë drejt spitalit, për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore që paraqesin gjatë qëndrimit poshtë çadrës së grevës. Kryesocialisti Edi Rama, edhe në fjalimin e djeshëm që ka mbajtur në mbrëmje para protestuesve, ka theksuar se greva e urisë së opozitës do të vazhdojë. Ndërkaq, shumë akse rrugore janë bllokuar dje për disa minuta me radhë, nga mbështetës të Partisë Socialiste, që janë pro grevës së urisë.

Advertisement