I shkruar njëmijë vjet më parë, në tregimin epik të Japonisë së shekullit XI, “Përralla e Genjit”, nga Murasaki Shikibu, pasqyrohet jeta dhe romanca e Hikaru Genjit. Ndikimi i kësaj vepre ishte i madh anembanë globit, ndërkohë që konsiderohet si romani i parë në botë.
Më 1925 është përkthyer nga Arthur Waley dhe është analizuar nga Virginia Woolf për revistën “British Vogue”. Përkthimi i fundit anglisht i ka 1,300 faqe.
“Është vepër monumentale e letërsisë”, thotë Melissa McCormick, profesoreshë e Artit dhe Kulturës Japoneze në Universitetin e Harvardit. “Murasaki Shikbu shkruante në mënyrë e tillë letrare që, në kohën e saj, ishte mjaft e denigruar. Dikur letërsia perceptohej si më e ulëta në hierarkinë e zhanreve. Por, pavarësisht se ishte roman dhe pavarësisht se u shkrua nga një grua, ‘Përrallat e Genjit’ ishte arritje e madhe, për çka merrej seriozisht”.
/GazetaObserver/