Mjekët amerikanë lëshojnë alarmin “Implanet e gjoksit shkaktojnë një lloj kanceri shumë të rrallë”

Administrata Amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) i ka bërë thirrje prodhuesit të implanteve të gjirit Allergan të tërheqë nga tregu implantet me sipërfaqe poroze pasi janë lidhur me një lloj kanceri të rrallë.

Në të gjithë botën janë raportuar 573 raste dhe 33 vdekje nga kanceri, ku 481 prej këtyre rasteve të diagnostikuara me kancer i janë atribuuar drejtpërdrejtë implanteve Allergan Biocell, thotë FDA. Nga 33 vdekjet, agjencia thotë se të dhënat e saj tregojnë se ky lloj implanti është përdorur në 13 prej rasteve, ndërkohë që në 12 prej tyre prodhuesi ka qenë Allergan.

Advertisement

Diana Zuckerman, studiuese që është marrë me sigurinë e implanteve të gjirit, e cilësoi heqjen e produkteve të Allergan si të pashmangshme. “Ose kompania do të vendosë rregullisht që t’i heqë, ose FDA do ta detyrojë Allergan ta bëjë.”

Sëmundja është limfoma anaplastike me qeliza të mëdha, një lloj i rrallë kanceri i sistemit imunitar. Nuk është kancer gjiri, por zhvillohet në indin përreth implantit. Nëse hiqet implanti dhe indi i dëmtuar, mund të kurohet kanceri, por nëse nuk zbulohet herët, mund të përhapet dhe shkaktojë probleme më të rënda, deri në vdekje. Zmadhimi i gjoksit është një nga ndërhyrjet kirurgjikale plastike më të përhapura në SHBA, ku më shumë se 300 mijë operacione janë kryer në vitin 2017, 3% më shumë se në vitin 2016.

/Living/