Taylor Swift në kopertinën e “Vogue”, detaji që mori vëmendjen e fansave

Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Joe Alwyn janë bashkë prej gati tre vitesh. Edhe pse janë shfaqur gjithmonë të lumtur krah njëri-tjetrit duket se së fundmi e kanë çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër.

Ndjekësit në internet janë të bindur se këngëtarja dhe aktori kanë bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre duke u fejuar.

Advertisement

Shkak për këto aludime u bë kopertina e Taylor në “Vogue”. Këngëtarja pozonte mjaft tërheqëse detaji që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte fakti se në dorën e saj të majtë ajo mban një unazë, e cila thuhet se mund të jetë e fejesës.

Megjithatë burime pranë çiftit për mediat e huaja tregojnë se nuk është aspak habi që dyshja të jetë fejuar, pasi marrëdhënia e tyre është e fortë dhe e qëndrueshme.

/Opinion.al/