Skandali i Instagram-it: Vidhen përsëri të dhënat e përdoruesve

Së fundmi, “Business Insider” zbuloi se kompania partnere e Instagram- it në marketing, Hyp3r, me bazë në San Francisko po përdorte mjete të shumëllojshme me qëllim mbledhjen e të dhënave publike nga Instagram- i; përfshirë këtu postimet apo vendndodhjet e përdoruesve.

Më tutje, të dhënat e grumbulluara shiteshin te klientët e vetë Hyp3r-së për të synuar reklama. I gjendur në një situatë të tillë, Instagram- i, i cili aktualisht gjendet në pronësi të Facebook- ut i dërgoi një letër paralajmëruese kompanisë Hyp3r.

Advertisement

“Veprimet në fjalë shkelin politikat tona.” deklaroi një zëdhënës për shtyp i Instagram- it, për “CNBC”.

Përpos të dhënave të lartpërmendura, Hyp3r mblodhi të dhëna edhe nga Insta Stories, të cilat pas 24 orëve nuk janë më të aksesueshme nga mjetet që Instagram- i vë në dispozicion të palëve të treta.

Kështu, nëse kompania nuk zbaton politikat fikse të Instagram- it, ky i fundit do ta padisë.

/TopChannel/