“Faleminderit Canës dhe FSHF-së”, UEFA vlerëson nismën e ish-kapitenit të Kombëtares

FSHF-ja dhe Lorik Cana, prej disa kohësh kanë marrë iniciativën e ndërtimit të disa fushave, me qëllim shtimin e hapësirave, ku fëmijët mund të luajnë futboll dhe të merren me aktivitete të tjera.

duka cana

Advertisement

Kjo nismë nuk është përshëndetur dhe vlerësuar vetëm brenda vendit, por UEFA ka qenë ajo që që e ka vlerësuar së tepërmi këtë veprim nga Lorik Cana dhe FSHF-ja.

“Faleminderit Lorik Canës dhe Federatës, fëmijet e vegjël në të gjithë Shqipërinë do të kenë më shumë vende për të luajtur”, ka shkruar UEFA në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.

fshf dhe cana falenderohen nga uefa

/PANORAMASPORT.AL/