SHBA – “Reporterë pa kufij”, gazetarët kanë presione nga krerët e shteteve

Sipas kësaj organizate, liria e shtypit nuk respektohet në mëse 17 vende të notës, krerët e të cilëve, ushtrojnë presion ndaj mediave dhe gazetarëve të tyre. Kështu, në një listë ku janë renditur 40 politikanë dhe grupime politike në botë, 17 prej tyre sipas organizatës “Reporterë pa Kufij” janë cilësuar si dhunues të lirisë së medias. Përmendim këtu presidentin kinez Hu Jintao, kryeministrin rus Vladimir Putin, liderin e Libisë Muamar el Gaddafi, presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad, presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko, presidentin e Çeçenisë Ramazan Kadirov si dhe udhëheqësin e talibanëve afganë, Mullah Omar. Të cilësuar nga organizata “Reporterë pa Kufij” si “shtypës së lirisë të mediave”, për ta thuhet se “kanë fuqinë të censurojnë, burgosin, rrëmbejnë, torturojnë dhe në rastet më të këqija, të vrasin gazetarë në vendet e tyre”.

Advertisement