Përdor këto mënyra natyrale për t’i mbajtur mushkonjat larg

Gjatë ditëve të nxehta, një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohemi janë MUSHKONJAT! Disa nga metodat me anë të të cilave thuhet se mund t’i largoni mushkonjat nga ambientet e shtëpisë dhe nga trupi juaj janë:

Spray me piper

Advertisement

Krjoni një spray natyral  duke kombinuar ujin, piperin dhe një lugë gjelle sapun të duarve. Spërkatni  tavolinat, dhe ambientet në të cilat qëndroni më së shumti. Kjo përzierje zgjatë së paku një javë.

Spray me uthull molle

Provoni të krijoni një spray të përbërë nga uthulla e mollës dhe vaji i rozmarinës. Kjo përzierje është shumë e mirë për të spërkatur lëkurën, që të shmangni mushkonjat.

Spray me mentë 

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë natyrale për t’i mbajtur mushkonjat larg, atëherë mentja është një zgjidhje e mirë. Kombinimi i ujit me vaj menteje është një përzierje e duhur për ta zgjidhur këtë problem.

Disa përzierje të tjera, që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi janë: uji me hudhër, uji me rozmarinë dhe uji me sherbelë.

/Syri.net/