Serbi – Parlamenti dënon krimet kundër serbëve

Dokumenti “dënon fuqishëm krimet kundër serbëve gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, në Bosnje Hercegovinë, në Kosovë dhe gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s”. Deklarata i bën thirrje dhe parlamenteve të vendeve të tjera, në veçanti të shteteve të dala nga ish Jugosllavia, që të bëjnë të njëjtën gjë. Kohë më parë parlamenti i Serbisë miratoi rezolutën që dënonte masakrën e Srebrenicës, por nuk e cilësoi gjenocid vrasjen e 7000 djemve e burrave boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Advertisement