Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin deri në mbrëmje kur shirat e dobët do të rikthehen sërish në territor, fillimisht në Veri dhe më pas në të gjithë vendin. Në kushtet e vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten me 3–4 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave, më e ndjeshme në Veri të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor -Juglindor ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë 2 ballë.