Armeni – Përkujtohet masakra e turqëve 95 vjet më parë

Kjo ka qenë kërkesa e mëse 5000 armenëve të cilët përkujtuan përmes një vargu me pishtarë gjenocidin që u krye ndaj popullit të tyre para 95 vitesh. Protestuesit dogjën flamuj turq dhe ngritën lart flamujt e atyre shteteve që e kanë klasifikuar këtë ngjarje si gjenocid, ku mes tyre renditet Franca, Polonia dhe Zvicra. Sipas të dhënave armene, mes viteve 1915-1917, gjatë kohës së sundimit osman, janë vrarë rreth 1.5 milionë armenë, por Turqia nga ana e saj refuzon ta quajë këtë akt dhune si gjenocid, gjë që mban peng ende marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

Advertisement