Këngëtarja e famshme kosovare Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë, megjithatë shtatzëninë e mbajti të fshehtë nga publiku. Madje as nuk e ka dhënë vet lajmin se është bërë nënë.
Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards, janë bërë prindër të një vajze ndërsa emrin ia kanë lënë tejet të veçantë
Kaimana është emri i vogëlushes së çiftit, ndërsa si emër rrjedh nga gjuha havaiane që do të thotë “fuqia e oqeanit”. Bashkëshorti i këngëtares njoftoi se shtatzënia e Lindës ka qenë e mirë dhe e shpejtë.