Lushnje – 50 vjecari i jep fund jetës me bar miu

Viktima është Hajri Spuka, 50 vjeçar, lindur e banues në fshatin Grabian të rrethit të Lushnjës. Policia tha se familjarët njoftuan në sallën operative duke komunikuar se babai i tyre gjendej i palëvizur në dhomën e tij të gjumit. Një grup hetimor që shkoi në vendngjarje mesditën e sotme, konstatoi se i ndjeri kishte gjetur vdekjen pas një vetëflijimi. Eksperti mjeko-ligjor deklaroi se Spuka kishte gëlltitur fotoksinë, helm që përdoret për luftimin e brejtësve. Policia tha se ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan 50-vjeçarin në vendimin për t’i dhënë fund jetës.

Advertisement