Kirgistan- Opozita merr pushtetin

Liderja opozitare, Roza Otunbaeva, tha se tani është kreu i asaj që ajo e përshkroi si “qeveri e përkohshme”, pas largimit të presidentit Kurmanbek Bakijev gjatë trazirave të djeshme. Ish-ministrja e jashtme, Otunbaeva, e ndihmoi në fakt Bakijevin që të bëhej president para pesë vitesh, ndërsa tani tha se planet e opozitës parashohin që ajo të koordinojë qeverinë e përkohshme për gjashtë muaj derisa të hartohet propozim teksti i Kushtetutës së re të Kirgistanit. Nga ana tjetër, raportohet se presidenti Bakijev është larguar nga kryeqyteti Bishkek, në qytetin jugor Osh. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kombet e Bashkuara, BE-në dhe Kinën, kanë kërkuar nga palët në Kirgizi, që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

Advertisement