Kosovë – Ki Moon i shqetësuar për situatën në veri

“Jam i shqetësuar për mundësinë e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, nëse qeveria në Prishtinë nuk zbaton strategjinë e saj në mënyrë transparente dhe përmes dialogut me bashkësitë lokale”, është shprehur Ki Moon në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit. Numri 1 i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar marrjen e masave të duhura për afrimin e bashkësisë shqiptare me atë serbe në Kosovë. Më tëj Ki Moon e ka vënë theksin tek siguria në shtetin e ri, të cilën e ka vlerësuar si të qetë, por të brishtë.

Advertisement