Mariza Ikonomi largohet përfundimisht, tashmë një aktore ndërkombëtare!

Mariza Ikonomi i ka munguar prej disa muajsh Shqipërisë dhe kjo jo pa arsye. Këngëtarja e njohur ka vendosur që të ngrejë një karrierë si aktore jashtë vendit dhe aq shumë i ka pëlqyer sa ka vendosur të largohet për pak kohë nga Shqipëria. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore, ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndiej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”,- ka thënë këngëtarja. Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë, ajo ka pasur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër. Dhe duket se përveç të këndojë në hotele, aktrimi është puna e re e saj, nëse shohim fotot e fundit që ka postuar nga Spanja, ku pozon me veshjen e Kleopatrës, mesa duket, një nga rolet e saj.

w1_1546520723-4855598

Advertisement

Mariza tregoi se aktualisht po jeton në Karaibe, ku dhe po vazhdon karrierën e saj të re jashtë Shqipërisë. Nuk është hera e parë që Mariza provon karrierë jashtë vendit, duke pasur parasysh faktin që para disa vitesh ajo qëndroi pak kohë në Francë. Mariza Ikonomi ka vendosur të qëndrojë gjatë në Karaibe, ku edhe ka nisur dhe po përjeton përvojën e saj të re si aktore.

640-0-5c2b8343d6a23

/Tring/