Aktori përgatit shpërnguljen në SHBA : “ Këtu, politika të hedh në rrugë“!!!!

Është një aktor që preferon rolet si në teatër, ashtu dhe në kinema, e së fundi ishte pjesë e projektit “Balkan Blood”. Klod Hoxha është kthyer nga Shtetet e Bashkuara vetëm për të përgatitur shpërnguljen atje. Ai tha për “ Panoramën“se në Amerikë iu desh vetëm 1 orë që të behej pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha në Texas.

Advertisement

Ndërsa këtu s’të përfillin fare,shprehet ai . Çfarëdo që të kesh bërë, këtu nuk do t’ia dijë njeri, të hedhin në mes të rrugës, pasi këtu është sistemi i gabuar. Drejtuesit e institucioneve që lidhen me ne duhet të zgjidhen nga komuniteti i artistëve, e jo nga politika. “Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, që nesër a pasnesër llogari t’u kërkojmë ne artistët atyre, e jo t’u kërkojë llogari politika“, ishin fjalët e aktorit.

/Bordo/