Gruaja nxjerr në shitje bashkëshortin në eBay: Nuk e duroj, dua ta shes

Një 40-vjeçare nga Hamburgu, Gjermani e lodhur nga bashkëjetesa me burrin e saj vendosi ta nxjerrë atë në shitje në eBay ditën e Krishtlindjeve.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane, Berliner Morgenpost. “Bashkëshort i përdorur” ishte titulli i lajmërimit të saj ndërsa më tej vazhdonte.

Advertisement

“Kam kuptuar se jemi shumë të ndryshëm e nuk përputhemi dhe për këtë arsye kam vendosur ta jap. Mund ta merrni që sot po deshët kështu që mund ta provoni sa më shpejt. Çmimi?! 18 euro i diskutueshëm”- shkruante gruaja.

Ndërsa për gazetën “Berliner Morgenpost” gjermane gruaja ka treguar se pas shtatë vitesh martesë nuk mundej më dhe për këtë arsye kishte vendosur ta shiste.

“Pas shtatë vitesh nuk mundesha më, nuk e duroja dot dhe më 25 dhjetor ditën e Krishtlindjeve vendosa ta nxjerr në shitje. Lajmërimi më shkoi shumë mirë dhe kisha përgjigje shumë pozitive. Madje dikush më nisi shumë smiley-s.

Gjithçka kishte si qëllim të përcillte vetëm argëtim”- tha 40-vjecarja. Ndërkohë që lajmërimi u fshi ditën e nesërme raporton Tg.com. Bashkëshorti i saj sigurisht nuk ishte në dijeni se çfarë kishte bërë gruaja, derisa e gjithë ndodhia u postua nga një gazetë lokale. /Opinion/