Rritje pagash për 6 800 ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes në buxhetin e ri të saj për vitin 2019, të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë në dhjetor të vitit 2018 parashikon një rritje pagash për 6 800 ushtarakë.

Ministria e Mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura (FA), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, angazhimeve të FA në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë FA. Më konkretisht, Ministria e Mbrojtjes synon: Modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së FA duke: zhvilluar kapacitetet e FA në përputhje me Planin Afatgjatë të Zhvillimit; vijuar pajisjen e Forcave Tokësore me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në NATO;  zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe ushtarake; modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike.

Advertisement

Vijimin e pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s duke rritur nivelin e angazhimit të FA, në operacionet e Aleancës  dhe pjesëmarrjen në misionet e iniciativat e reja që NATO mund të ndërmarrë. Zhvillimin dhe mbajtja në gatishmëri të kapaciteteve të FA për operacione të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacione në përgjigje të krizave, si dhe kapacitetet për përballimin e Emergjencave Civile, dhënien e ndihmës vendeve të rajonit në rast emergjencash civile në kuadrin e NATO-s, OKB-se dhe BE-së.

Lartësimin e figurës dhe integritetit të ushtarakut, nëpërmjet zhvillimit të politikave të nevojshme në fushën e personelit, promovimit në karrierë, trajtimit të ushtarakut, rritjes së transparencës, llogaridhënies, si dhe eliminimin e korrupsionit në Forcat e Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu se përmes këtij buxheti parashikon rritjen e rrogave për 6800 ushtarakë, ndërsa vetëm oficerët me gradat e larta nuk do përfitojnë nga kjo rritje rroge. Rritja do jetë deri në 19%. /ATA/