Angli – Priten zgjedhjet parlamentare në maj

Më parë shefi i qeverisë do të pritet në një audiencë tek mbretëresha Elizabeta II, në Pallatin Buckingham, ku do të kërkojë leje për shkarkimin e parlamentit. Në sondazhet e fundit, kryeministri Broun dhe Partia e tij Laburiste kanë shënuar rezultate më të dobëta se Partia Konservatore. Laburistët kështu mund të humbin pushtetin pas 13 vitesh, por aktualisht asnjëra prej këtyre dy partive të mëdha nuk mund të llogarisë me shumicën e duhur të mandateve për krijimin e qeverisë. Lideri i konservatorëve Cameron akuzoi kabinetin qeveritar se nuk ka asnjë përgjigje. “Asnjë përgjigje, mashtrime të pafundme, asnjë informacion dhe përgjigje në pyetjet konkrete. Kur do të vijë koha e largimit të ministrave të paaftë?”. Ndërsa kryeministri Broun në një prej paraqitjeve të fundit akuzoi liderin e tanishëm opozitar. “Cameroni e ka gabim në qëndrimet e tij për çështjet ekonomike. Gabime dhe vetëm gabime”, theksoi Broun.

Advertisement