Hidhet në gjyq Jennifer Lopez, shkak bëhet kjo foto

Jennifer Lopez është këngëtare, aktore dhe modele në të njëjtën kohë. Edhe pse vitet ikin, ajo vazhdon të mbetet po aq e freskët si herën e parë kur doli në skenë. Së fundmi, Jennifer-in duket se po e ndjekin problemet pasi një fotograf i njohur e ka hedhur në gjyq. MIchael Stewart pretendon se foton e postuar nga këngëtarja në rrjetin social “Instagram”, e ka shkrepur ai dhe Lopez duhet t’i merrte leje përpara se ta publikonte. Fotografi thotë për platformën online “The Blast” se ka çdo të drejtë mbi foton e realizuar në rrugët e New York-ut, edhe pse aty është imazhi i Jennifer-it. /WHO/

48412294_305729463394822_127003011871408128_n

Advertisement