Julia Roberts pjesë e kastit të aktorëve në “Ben is back”

Julia Roberts do të interpretojë në filmin “Ben is Back” në rolin e një mamaje, Holly-t, djali i të cilës vuan nga varësia prej drogërave, i cili mbërrin befasisht në shtëpi në prag Krishtlindjesh, duke sjellë me vete një mori tronditjesh në familje.

I drejtuar nga Peter Hedges, filmi është mbështetur në një histori të vërtetë, e marrë si subjekt nga një libër, dhe trajton gjithashtu një problem mjaft të përhapur.

Advertisement

“Nuk ka asnjeri sot, të paktën në Amerikë, i cili nuk ka qenë ose nuk është i prekur nga epidemia e varësisë prej narkotikëve. Nëse nuk je ti vetë, është një i afërm i yti, një mik, djali i mikun tënd etj. Të gjithë po e përjetojmë eksperiencën negative të kësaj krize të tmerrshme që ka goditur vendin tonë në vecanti, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha Julia Roberts.

Julia Roberts e cila ka mbushur 51 vjeç Tetorin që kaloi, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollywood, për momentin është e pranishme edhe në televizion, në serialin e saj të parë “Homecoming”, me temë qëndrore sindromën e shqetësimeve post-traumatike të veteranëve të luftës.

Dy faqe të së njëjtës medalje, “Ben is Back” dhe “Homecoming”. Dy histori shumë serioze, pothuajse pa hapësirë për buzëqeshjen e famshme të aktores cmim Oscar në filmin Erin Brockovich, dhe tashmë kandidate si aktorja më e mirë e serialeve dramatikë në Golden Globe, i cili do të nisë me 6 Janar të vitit që vjen. /TCH/