Kanë kaluar vetëm pak javë nga përfundimi i trajtimit të saj në një qendër rehabilitimi për varësinë nga droga dhe duket se gjithçka po shkon për mrekulli në jetën e saj. Nëpërmjet një postimi të bërë pak orë më parë në ‘Instagram’ Demi Lovato ka zbuluar e entuziazmuar se është nominuar për një çmim “Grammy” për projektin muzikor “Fall In Line”. Ajo dhe Christina Aguilera konkurrojnë për bashkëpunimin më të mirë muzikor përballë Backstreet Boys, Tonny Bennett & Diana Krall, Lady Gaga & Bradley Cooper, Maroon 5 & Cardi B, Justin Timberlake & Chris Stapleton dhe Zedd, Maren Morris & Grey. Për Demin ky është një lajm shumë i mirë pasi duhet pranuar se ky vit nuk ka qenë më i miri për të nga ana shëndetësore. Megjithatë karriera duhet të themi se ka ardhur në rritje. Pas rehabilitimit menaxherët e saj janë shprehur se këngëtarja do të rikthehet më fuqishëm se kurrë dhe nuk do të jetë i largët momenti kur do të ngrejë lart emrin e saj. /WHO/