Ish-burri ngjitet në skenë i kërkon ribashkim, këngëtarja e njohur habit me reagimin

Ata njoftuan ndjarjen vetëm pak ditë më parë por duket se Offset bashkëshorti i këngëtares së njohur Cardi B vazhdon t’i kërkoi asaj ribashkimin pas tradhëtisë.

Advertisement

Reperi kishte menduar ta surprizonte yllin e muzikës duke përgatitur një surprizë në koncertin e saj në Los Angeles, përpara mijëra fansave por me siguri nuk e ka pritur reagimin e Cardi B. Offset u ngjit në skenë e bashkë me të edhe tufa me lule me mbishkrimin “Më prano sërish, Cardi” duke i kërkuar falje të shoqes.

Këngëtarja nuk u impresionua aspak nga gjithë gjestet e ish-bashkëshortit përkundrazi i kërkoi asistentëve të largonin gjërat menjëherë nga skena.

E gjithë skena është komentuar shumë në rrjetet sociale për shkak se Offset ka bërë edhe tentativa të tjera për tu ribashkuar me nënën e vajzës së tij Culture tashmë 5-muajshe. Cardi është dashur të bëjë një video sqaruese për atë që ndodhi duke thënë se asaj nuk i pëlqejnë surprizat dhe nuk di të reagoj ndaj tyre ndaj kërkoi kohë për t’u menduar. /Bordo/